HOME PORTFOLIO SHĖRBIMET PRODUKTET PĖR NE KONTAKT
 
Integrimi i sistemeve, është thjesht pasion i yni!

Kompleksiteti i bizneseve sot dhe kërkesa për përshtatje në tregjet që evoluojnë shpejtë, bëjnë që organizatat të orientohen në integrimin e sistemeve ekzistuese të TI që i posedojnë. Kjo bëhet kryesisht që të arrihet një ndërlidhje më efikase në mes të sistemeve të ndryshme, që në fakt këto sisteme të funksionojnë virtualisht si një tërësi e vetme ku informatat pranohen, përpunohen, interpretohen dhe manipulohen njëkohësisht (në kohë reale) në pjesë të ndryshme të sistemit.

Kalimi në online - Integrimi i moduleve të sistemeve të brendshme të organizatave me aplikacione të bazuara në ueb i ofron çdo organizate një kanal të ri për komunikim dhe ndërveprim me të gjitha palët e interesit.

ADVmediaHOUSE zhvillon aplikacione të bazuara në ueb që lehtësisht komunikojnë me sisteme të pavarura të çdo organizate. Në të shumtën e rasteve ADVmediaHOUSE përdorë ueb serviset për ndërlidhje në mes të këtyre sistemeve.

IT infrastruktura ekzistuese e çdo organizate tanimë mund të konsiderohet lehtë e integrueshme! Pa marrë parasysh platformat harduerike dhe softuerike që e përbëjnë atë. Sfida kryesore për integrimin e IT infrastrukturave ekzistuese është krijimi i strategjisë adekuate për integrim dhe qasja e duhur në realizimin e integrimit.

ADVmediaHOUSE është partner i përkryer për realizimin e integrimeve për organizatat e madhësive të ndryshme. Klikoni këtu për të iniciuar një bashkëpunim të ardhshëm me ADVmediaHOUSE.
 
 
Benefitet e Integrimit tė sistemeve:
  • Zvogėlimi i shpenzimeve operacionale
  • Pėrpunim mė i shpejtė i tė dhėnave
  • Informata tė shpejta, vendimmarrje e shpejtė
  • Standardizimi i proceseve
  • Distribuim efikas i informatave
SHĖRBIMET
E-commerce
Integrim tė sistemeve
Optimizim pėr makinat kėrkuese
Konsulenca tė IT-sė