|
Aplikimi adekuat i teknologjisë informative në të gjitha proceset e biznesit jo vetëm që lehtëson funksionimin ditor të çdo biznesi por e bartë çdo biznes një hap më afër klientëve dhe një hap para konkurrencës. ADVmediaHOUSE ofron konsulenca në fushën e teknologjisë informative dhe ndihmon organizatat dhe bizneset në integrimin e TI në veprimtaritë e tyre të përditshme. Me një implementim adekuat, TI mundëson komunikim më të mirë brenda përbrenda organizatës, menaxhim më efikas të resurseve dhe aseteve të kompanisë, komunikim më efikas me partnerët dhe me shfrytëzuesit e shërbimeve ose produkteve të organizatës. Ekspert nga ADVmediaHOUSE kanë eksperiencë në implementimin e TI-së dhe integrimin e sistemeve të brendshme të organizatave me sisteme të ndryshme të pavarura ose të bazuara në ueb. Ekipi i dedikuar i ADVmediaHOUSE mund të bëje skenimin dhe auditimin e plotë të IT infrastrukturës tuaj në një periudhë të shkurtë kohore. Në bazë të raporteve të nxjerra nga ky auditim, ky ekip paraqet rekomandimet profesionale për avancimin e infrastrukturës ekzistuese dhe implementimin e teknologjive shtesë. Klikoni këtu për të iniciuar një bashkëpunim të ardhshëm me ADVmediaHOUSE. |