|
ADVdynamics, e dizajnuar dhe e zhvilluar për më shumë se 3 vite, me versionin aktual 2.0, është sistem avancuar, stabil dhe i sigurt për menaxhimin e plotë të përmbajtjes dhe strukturave komplekse të ueb faqeve. ADVdynamics është mjet i fuqishëm, i lehtë dhe fleksibil për menaxhimin e ueb faqeve. E tëra që administratori ose redaktori i web-faqes ka nevojë për të menaxhuar plotësisht ueb faqen është një shfletues interneti (web browser) dhe qasje në internet. ADVdynamics mundëson publikimin e të gjitha llojeve të përmbajtjeve elektronike në web. Sistemi i aprovimit të përmbajtjes është i organizuar në disa nivele dhe si i tillë mundëson paraprakisht verifikim të përmbajtjeve që publikohen nga nivele të ndryshme. ADVdynamics në implementimet e deritashme ka ndihmuar në heqjen e barrierave në mes të redaktorëve të faqeve dhe ueb faqeve dinamike. Mirëmbajtja ditore e ueb faqeve me ADVdynamics është bërë pasion për shumë redaktorë. ADVdynamics implementohet në mënyrë efikase dhe të shpejtë nga ADVmediaHOUSE. ADVdynamics është sistem plotësisht modular, secili modul i këtij sistemi është plotësisht i pavarur dhe mund të prezantohet në pjesë të ndryshme të webfaqes në forma të ndryshme. Modulet kryesore prej të cilave përbëhet ADVdynamics jane: Moduli i lajmeve, Moduli i dokumenteve, Moduli multimedial, Galeria, Moduli i pyetsorëve dhe i anketave, RSS moduli, moduli I komenteve etj. Përveq këtyre moduleve standarde ADVmediaHOUSE mund të implementoj edhe module tjera specifike në ADVdynamics në bazë të kërkesave të klientit. |