ADVnewsletter është sistem i sofistikuar i cili ofron organizim dhe menaxhim të lehtë të kampanjave të marketingut të drejtpërdrejte përmes postës elektronike. Ky sistem mund të përdoret si sistem i pavarur ose si modul i integruar në ADVdynamics.
ADVnewsletter mundëson krijimin, distribuimin dhe menaxhimin e plotë të email kampanjave masive. E tëra që ju nevojitet për të përdorur këtë sistem është një shfletues interneti (web browser) dhe qasje në internet.
ADVnewsletter përmban në vete të gjitha mjetet e nevojshme për krijimin e HTML përmbajtjes dhe përmbajtjes dinamike për email. Ky sistem mundëson edhe personalizimin e email-ave, ku çdo email i dërguar mund të ketë përmbajtje të personalizuar për pranuesin e emailit. Një mundësi tjetër e veçantë është mundësia e grupimit të email-ave në grupe dhe nën-grupe, në këtë rast emaili i dërguar mund t’i dërgohet vetëm një grupi ose nën-grupi të caktuar ose përfshirja e disa grupeve ose nëngrupeve gjatë dërgimit.
ADVnewsletter ofron mundësinë e definimit të intervaleve të ndryshme kohore për dërgimin e email-ave, kjo bën edhe më të lehtë menaxhimin e kampanjës, për administratorin. Pasi që ofrues të ndryshëm të shërbimeve të postës elektronike filtrojnë email-at të cilët arrijnë nga burrimi i njëjtë në një interval të shkurtër kohor, ADVnewsletter posedon një sistem inteligjent të dërgimit të email-ave në intervale të caktuara kohore ashtu që ato të mos filtrohen.
|
|
| |
 |
|
Benefitet e pėrdorimit tė ADVnewsletter:
-
Komunikim i drejtpėrdrejtė dhe i personalizuar
-
Afron biznesin me konsumatorėt
-
Mbanė konsumatorėt vazhdimisht tė informuar pėr ofertat e reja
-
Gjeneron trafik nė ueb faqe
|
|
|
|
| |
|