HOME PORTFOLIO SHĖRBIMET PRODUKTET PĖR NE KONTAKT
 
ADVsurvey

Komentet, kritikat dhe sugjerimet nga ana e klientëve nëse pranohen me kohë dhe përpunohen me kujdes, konsiderohen të jenë pjesa kryesore e çelësit të suksesit të një biznesi.

ADVsurvey është sistem i avancuar për organizimin dhe menaxhimin e anketave apo të pyetësorëve. Dizajnimi dhe gjenerimi i anketës me ADVsurvey është çështje minutash, administratori përcakton natyrën e pyetjes (me opsione, të shumëfishta ose jo, ose tekst i lire), në rast se është pyetje me mundësi të përgjigjeve të shumëfishta atëherë përcaktohen edhe opsionet e përgjigjeve. Definohet a pranohen a jo më shumë se një opsion për pyetjen e caktuar, ose definohet nëse është pyetje e lirë ku i anketuari mund të përgjigjet duke shkruar vetë.

ADVsurvey është i hapur dhe shumë i lehtë për tu integruar me sisteme tjera. Mund të integrohet menjëherë me ADVdynamics (CMS) dhe me ADVNewsletter. Në rast të integrimit me sisteme tjera, ADVsurvey ofron mjete për menaxhim dinamik të pyetësorit, ashtu që pyetësori i paraqitet në intervale të caktuara kohore grupeve ose nëngrupeve të ndryshme të klientëve (me rastin e plotësimit të kushteve të parapërcaktuara). Kjo e bënë ADVsurvey mjet të përkryer për menaxhimin e anketave online. Numri i paraqitjeve të anketës për një vizitorë mund të përcaktohet gjatë krijimit të anketës gjithashtu.

Përpunimi i të dhënave

Me ADVsurvey nuk keni nevojë të bëni përpunimin manual të të dhënave, në këtë sistem është i integruar e tërë logjika e përpunimit të anketave. Raportet dhe statistikat gjenerohen automatikisht nga sistemi, të gjitha statistikat paraqiten në formë tekstuale dhe grafike.

Statistikat mund të shikohen duke u kyçur në ADVsurvey ose mund të konfigurohet edhe dërgimi i email-ave automatik adresave të caktuara të cilët duhet të kenë qasje në statistikat e anketave.
 
 
Benefitet e pėrdorimit tė ADVsurvey:
  • Ėshtė burim i vlefshėm i informatave pėr ēdo biznes
  • Mundėson pranimin e komenteve/sugjerimeve
  • Ofron raporte dhe statistika nė kohė reale
  • I lehtė pėr tu pėrdorur dhe nga njerėz jo-teknik
PRODUKTET
ADVdynamics
ADVnewsletter
ADVsurvey
ADVserver